Jovanoviq: Dialogu do të vazhdojë me ose pa taksë
Presidenti i Partisë Liberaldemokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq beson se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë menjëherë.
Heqja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që e ka vënë si kusht Serbia për vazhdimin e dialogut, sipas Jovanoviqit, nuk do të jetë pengesë për të vazhduar dialogun.
Sipas liderit serb, që e përkrah pavarësinë e Kosovës, me ose pa taksë, dialogu mes Kosovës e Serbisë do të vazhdojë.
“Ne mund të bëjmë përparim vetëm përmes dialogut”, ka thënë Jovanoviq.
Ai tutje ka shtuar se ndërprerja e dialogut i ka sjell dëme Serbisë, dhe negociatat me Kosovën duhet të vazhdojnë.
“Ndërprerja e dialogut gjatë vitit të kaluar na solli vetëm pasiguri, taksa të paarsyeshme dhe rritjen e rrymave nacionaliste dhe ekstremiste në të dyja anët,” është shprehur lideri liberal nga Serbia.