Ndryshime të mëdha: Të gjitha makinat duhet të kenë frenimin automatik
Dyzet shtete të botës sot në Gjenevë janë marrë vesh për propozim-ligjin e ri të Kombeve të Bashkuara mbi instalimin e obligueshëm të sistemit automatik të frenimit (AEBS) në të gjitha makinat dhe automjetet e lehta komerciale.
Mes tetë të cilat e kanë pranuar këtë propozim ligji është Japonia, si edhe të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
Në mbledhjen e ardhshme në qershor, kur ky ligj të jetë i përfunduar dhe i gatshëm për miratim, shtetet anëtare të OKB-së do të votojnë për pranimin e tij.
Të gjithë ata të cilët e pranojnë këtë vendim do të jenë të detyruar që në të gjithë automobilat e rinj të instalojnë teknologjinë e re, e cila me anë të sensorëve përcjell se sa një objekt (apo këmbësor) është afër automobilit.
Ai sistem do të instalohet në të gjitha makinat dhe automjetet e lehta komerciale, ndërsa do të punojë deri në shpejtësinë 60 km/h sipas parimit të frenimit automatik. Vlerësimet thonë se ky ligj do të ketë ndikim në rreth katër milionë vetura të prodhuara në Japoni dhe 15 milionë në Evropë.