Ministri Shala ndryshon udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve në markete
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka ndryshuar sot Udhëzimin Administrativ për vendosjen e flamujve.
“Ky ndrishim nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por ne bazë të vendit të origjinës (ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt)”, thuhet në komunikatën e MTI-së.
“Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit”, theksohet me tutje në komunikatë.
Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit. /FaktePlus