As Messi e as Ronaldo: Mbappe hyn në histori të Champions League
Ishte dita e tij dhe nuk dështoi. Kylian Mbappe i tregoi sërish botës se ai është sensacioni i ri i futbollit. Pasi u shpall kampion bote me Francën, tani po vijon të thyejë me radhë rekorde as fenomenët e shekullit të fundit si Messi e Ronaldo nuk i afrohen.
Në moshën 20 vjeç e 54 ditë, Kylian Mbappe ia doli të jetë golashënuesi më i mirë në Champions League nën moshën 21 vjeç, për më tepër në një stadium mitik si “Old Trafford”.
Në momentin kur PSG kishte nevojë më shumë për të, në ditën kur Neymar dhe Cavani nuk ishin ai udhëhoqi skuadrën (vlerësohet dhe kontributi i Di Maria) përpara drejt sulmit të frikshëm që krijoi rrezik pa fund në portën e De Gea.
Golat e shënuar nga lojtarët kur ishin 20 vjeç dhe golat e tyre në 24 ndeshje në Champions:
Mbappe: 14 gola në 24 ndeshje
Ronaldo (121 gola): 0 në 20 vjeç, 2 me 24 ndeshje
Messi (107 gola): 2 në 20 vjeç, 11 me 24 ndeshje
Raul (71 gola): 2 në 20 vjeç, 10 me 24 ndeshje
Henry (65 gola): 2 në 20 vjeç, 11 me 24 ndeshje
Aguero (64 gola): 0 në 20 vjeç, 7 me 24 ndeshje
Benzema (59 gola): 6 në 20 vjeç, 10 me 24 ndeshje
Cavani (58 gola): 0 në 20 vjeç, 15 me 24 ndeshje
Van Nistelrooy (56 gola): 0 në 20 vjeç, 18 me 24 ndeshje
Lewandowski (53 gola): 0 në 20 vjeç, 14 me 24 ndeshje
Neymar (53 gola): 0 në 20 vjeç, 14 me 24 ndeshje
Ibrahimovic (48 gola): 0 në 20 vjeç, 6 me 24 ndeshje
Shevchenko (48 gola): 1 në 20 vjeç 8 me 24 ndeshje
Inzaghi (46 gola): 0 në 20 vjeç 16 me 24 ndeshje /FaktePlus