Në prag të festës së Pavarësisë, presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Duas në “Grammy”
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Thaçi e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, me rastin e suksesit që ka arritur në ‘Grammy Awards’.
“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saja Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Dua Lipa është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”. Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.
E nominuar për çmime ishte edhe Bebe Rexha mirëpo ajo nuk arriti të triumfonte
Sincere congratulations to @DUALIPA for her two #GRAMMMYs. As we celebrate 11 years of independence and 20 years of freedom, Dua made us all – and the entire world – rejoice at the strength, talent and the resilience of Kosovo women. pic.twitter.com/KgpO2b4LhM
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 11, 2019