Irina Shayk zbulon arsyen pse nuk tregon asgjë mbi jetën personale
Marrëdhënia e Irina Shayk dhe Bradley Cooper është rreptësisht e kufizuar për mediat dhe fansat e tyre. Modelja dhe regjisori kanë një vajzë 2-vjeçare Lea dhe janë bashkë që nga viti 2015.
Por Irina zbuloi për Glamour UK se përse nuk dëshiron të bëjë publike jetën e saj personale.
“Kam shumë miq që ndajnë gjëra nga jeta e tyre personale në Instagram apo mediat e tjera sociale, i bëjnë shumë publike. E admiroj këtë gjë dhe mendoj se është e mrekullueshme, por kjo gjë ka të bëjë me zgjedhjen personale”, tha ajo.
Dhe zgjedhja e saj është ta mbajë jetën personale sa më private.
“Puna ma kërkon që të jem aktive, ndërsa për familjen vendosa të mos publikoj gjë,”-tha supermodelja.
“Kjo është arsyeja pse quhet personale sepse është diçka për ty dhe familjen tënde. Unë ndihem e lumtur”, shtoi ajo.
Ndërsa Cooper është shprehur se krijimi i familjes ka ndryshuar gjithçka.
“Krijimi i familjes ndryshoi gjithçka. Vajza jonë është mahnitëse”, tha ai. /FaktePlus