94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti
Shumica dërmuese e qytetarëve që kanë votuar në sondazhin e Telegrafit janë shprehur pro tërheqjes së një përqindje të mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës.
Në pyetjen e Telegrafit se a jeni PRO apo KUNDËR tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti, 94 për qind e qytetarëve që kanë votuar janë shprehur për tërheqje.
Ndërkaq, vetëm 6 për qind janë shprehur kundër tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti.
Ndryshe, një ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30 për qind të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve”, ka shkruar ai.
Pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti janë shprehur edhe përfaqësues të dy partive të tjera opozitare në Kuvend, LDK dhe AAK.
Ndryshe, ditë më parë Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur nismën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Lidhur me tërheqjen e mjeteve nga Trusi, ministri Hekuran Murati ka thënë se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve. /Telegrafi/