9 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi
IKSHPK, ka njoftuar, se në 24 orët e fundit 9 persona kanë humbur betejën me COVID- 19, raporton FaktePlus.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 451 mostra, 145 kanë rezultuar pozitivë.
Ndërsa sa i përket numrit të të shëruarve, për 24 orët e fundit ky numër arrinë 144, njofton Agjencia e Lajmeve FaktePlus./FaktePlus