86- vjeçarja nga Obiliqi u tha se mposhti COVID-19 në shtëpi, djali i saj jep detaje
Ka arritur në 7 mijë e 137 numri i të infektuarve me koronavirus anembanë Kosovës.
Gjithë këta të infektuar rezultuan pas testimit të 34.316 personave të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Sipas shifrave të Institutit të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.874 raste, kurse i rasteve aktive është 3.086.
Në vendin tonë janë regjistruar 177 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Por një grua 86-vjeçare thuhet ta ketë mposhtur virusin COVID-19, në shërbim shtëpiak pra pa pasur nevojë të shtrihet në ndonjërin prej spitaleve të vendit.
Kjo u bë e ditur nga djali i saj, Rasim Preniqi i cili falënderoi stafin e Qendrës së Shëndetit Familjar në Obiliq, që e ndihmuan nënën e tij për ta kaluar këtë sfidë.
Madje ai tha se ajo tashmë është plotësisht e shëruar.
Postimi i plotë:
Nëna ime 86 vjeçare mposhti korona virusin në shërim shtëpiak. Një falenderim te posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca.
Ajo tani është plotësisht e shëruar.