849 funte për të dalë në foto me Sylvester Stallone
Fansave të tij s’do t’ju pëlqejë kjo gjë…
Aktori i njohur Sylvester Stallone ka nisur punën për filmin e tij të ri por ka marrë një vendim që s’do t’ju pëlqejë aspak adhuruesve të tij.
Stallone do të nisë një turne promovues në Mbretërinë e Bashkuar për filmin e radhës, që do ta lansojë “Rambo, last blood” dhe çmimi për të hyrë në sallë ku mbahen tubimet, nuk është i lirë.
Gjatë këtyre eventeve të organizuara, pritet të ketë ushqim dhe pije dhe për të hyrë brenda kushton rreth 325 funte ndërsa aktori ka vendosur që kushdo që dëshiron të bëjë foto me të duhet të paguaj 849 funte.