8 raste të reja në Kamenicë, reagon kryetari Kastrati
Në komunën e Kamenicës sonte kanë rezultuar edhe 8 raste të reja pozitive me koronavirus.
8 rastet janë nga dy fshtërat Topanicë dhe Hodonoc.
Pas kësaj ka reaguar menjëherë kryetari i Komunës, Qendron Kastrati i cili ka apeluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ky është postimi i tij: Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, fatkeqësisht tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Katër raste në Topanicë dhe katër raste në Hodonoc. Numri në total i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 23 dhe shpresoj të mos kemi raste të tjera. Është shumë me rëndësi t’i zbatoni të gjitha udhëzimet dhe të mos keni kontakte të afërta me të tjerët.
Jepeni secili kontributin tuaj duke qëndru #n‘shpi.