8 persona të lënduar nga aksidenti në fshatin Vranidoll
Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Vranidoll ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur tetë persona të lënduar.
Në Policia e Kosovës ka treguar se deri te aksidenti ka ardhur përshkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.
“Sot në fshatin Vranidoll si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku te perfshira kane qene dy vetura. Ne mesin e te lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashte pasagjeret e këtyre veturave. Te njëjtit kane marr trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve behet fjale për lëndime te lehta”, ka thënë zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ndryshe, numri i aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës vazhdimisht është në rritje, derisa vetëm dje kanë ndodhur 99 të tillë, prej tyre 24 kanë përfunduar me të lënduar.
Më poshtë pamjet e siguruara: