8 pacientë me COVID-19 në Infektivë, 3 në gjendje të rëndë
3 nga 8 pacientët me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive, janë në gjendje më të rëndë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas raportit nga Klinika Infektive që e ka publikuar Hoti, 1 pacient është në gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 të tjerë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik), përcjellë FaktePlus.
Hoti ka bërë të ditur se sot lirohet një pacient.
“Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet”, ka njoftuar ai.
Njoftimi i plotë:
RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE
Prishtinë, 21 maj 2020
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 raste.
Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.
Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.