8 orë pas nisjes së seancës, Avdullah Hoti arrin në Kuvend
8 orë pasi ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, zëvendësministri Avdullah Hoti ka ardhur në seancë.
Ndonëse nuk dihet arsyeja e mungesës deri tash, Hoti si shumë deputetë tjerë të LDK-së, është i zëshëm në kërkesën e partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë.
Ndryshe për mungesën e tij në seancë foli shkurt zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.