8 lojtarë të West Ham në vetizolim, kanë shfaqur simptoma të COVID-19
Pandemia COVID-19 vazhdon të përhapet nëpër Evropë, dhe së fundi ka mbërritur edhe në Angli.
Atje kampionati është pezulluar, ndërsa tani diskutohet nëse duhet të anulohet ky sezon futbolli.
Karren Brady në një kolumne për ‘The Sun’, ka përsëritur se sezoni duhet të anulohet, ose ndeshjet do të duhen të luhen edhe në korrik.
Ajo ka zbuluar se tetë lojtarë të West Ham gjenden në vetizolim, pasi kanë shfaqur simptoma të COVID-19.