75 milionë euro për talentin portugez, Benfica refuzon ofertën Juves
E përditshmja portugeze “O Jogo” ka konfirmuar se Juventusi ka ofruar 75 milionë euro për të rrëmbyer talentin e Benfica, Joao Felix. Ndonëse mendohej se kjo shumë do të bindte skuadrën portugeze, ka ndodhur e kundërta. Madje portugezët kanë mbetur të zhgënjyer.
Benfica ka refuzuar ofertën e bardhezinjve për talentin 19-vjeçar, pasi mendon se Joao Felix vlen shumë më tepër. Jo vetëm kaq, por ky refuzim ka nxitur skuadrat e tjera pretendente për të shtuarn presionin për të marrë sulmuesin e Benfica, që po shkëlqen këtë sezon.
Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City janë 3 skuadrat e tjera “big” që kanë hedhur sytë nga talenti portugez, duke nisur një garë të fortë për të marrë shërbimet e Joao Felix. Gjithsesi, Juventusi është skuadra e parë që bën një ofertë zyrtare, por të gjithë morën përgjigjen e parë se për të marrë talentin portugez duhen shkundur mirë xhepat. 100 milionë janë shumë pak për të.