727 vdekje të tjera në Itali, numri i të infektuarve rritet për 2.937
Departamenti i Mbrojtjes Civile tha të mërkurën se 13.1155 njerëz kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi në Itali, 727 më shumë se deri të martën.
Siç ishte raportuar një ditë më parë, numri ditor i të vdekurve nga coronavirusi në Itali kishte qenë 837.
Institucioni në fjalë ka bërë të ditur se 80.572 njerëz janë infektuar aktualisht me COVID-19 në Itali, 2.937 më shumë se e marta, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë numri i personave të infektuar ishte rritur për 2,107 të martën.
Departamenti tha se 16.847 njerëz deri tani janë shëruar nga coronavirusi në Itali, 1,118 më shumë se e marta.
Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në Itali, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, tani është 110.574.