71 raste të gjuajtjeve me armë në ahengje gjatë gushtit, 70 të arrestuar
Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje.
Përgjatë këtij muaji, janë hapur 121 raste, u konfiskuan 71 armë, 824 municione dhe u arrestuan 70 persona, raporton Klankosova.tv.
Tre person pësuan lëndime.
“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Raportoni për festime të lumtura e të sigurta: TEL: 192, [email protected], Aplikacioni “Lajmëro Policinë”, Në stacionin më të afërt”.