70 mln euro dhe dy lojtarë, Juventus përgatit ofertën e çmendur
Juventus do me çdo kusht yllin e Fiorentina-s, Federico Chiesa.
Sipas “La Nazione”, klubi bardhezi është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro, plus kartonët e Riccardo Orsolini dhe Rolando Mandragora, që vlerësohen respektivisht 18 dhe 22 milionë euro, për të bindur drejtuesit e klubit vjollcë.
Sulmuesi 21-vjeçar i krahut ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 35 ndeshjet e luajtura në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.