70 mijë euro për sigurimin fizik për shtëpinë e pleqve dhe të rinisë në Graçanicë
16/07/2019, 22:59
Komuna e Graçanicës për tri vite ka planifikuar shërbimet e sigurimit fizik për shtëpinë e pleqve dhe shtëpinë e rinisë.
Siç bëhet e ditur në një kontratë, kjo komunë që udhëhiqet nga kryetari Srgjan Popoviq, ka ndarë 70 mijë euro për shërbimet e sigurimit fizik për këto shtëpi.
Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj.