7 lokale gjobiten për mosmbajtje të distancës dhe mosrespektim të Ligjit Kundër Duhanit në Gjakovë
Në ditën e parë të vitit 2022, Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë, të asistuar nga njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë dalë për të inspektuar kafenetë dhe restorantet për të monitoruar respektimin e masave anti-COVID dhe Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Nga ora 16:30 deri në orën 22:50, Policia dhe inspektorët gjobitën shtatë lokale, në mesin e tyre edhe restorantin “Xeni Imperial”.
Restoranti në fjalë dhe pesë lokale të tjera u gjobitën për mosmbajtje të distancës. Ndërkaq, nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë kanë thënë për Sinjalin se një lokal është gjobitur për mosrespektim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Lokalet që nuk respektuan distancën, përveç që u gjobitën, edhe u boshatisën nga Policia.
Lokalet në të cilat Policia dhe inspektorët kanë shqiptuar procesverbale:
Lokalin “Pandora”- procesverbal sipas ligjin kundër duhanit.
Restaurant “Xeni Imperial” procesverbal për mosmbajtje të distancës sipas ligjit 07/L-006.
Lokalin “Republika” procesverbal për mosmbajtje të distancës sipas ligjit 07/L-006.
Rreth orës 21:00 Lokalin “Etno” procesverbal për mosmbajtje të distancës sipas ligjit 07/L-006 si dhe është zbrazur lokali.
Rreth orës 21:30 Lokalin “Shekulli” procesverbal për mosmbajtje të distancës sipas ligjit 07/L-006 si dhe është zbrazur lokali.
Rreth orës 22:00 në lokalin “Moe” procesverbal për mosmbajtje të distancës sipas ligjit 07/L-006 si dhe është zbrazur lokali.
Rreth orës 22:50 në lokalin “Dame” është shqiptuar procesverbal për mosmbajtje të distances sipas ligjit 07/L-006 si dhe është zbrazur lokali.