6930 futbollistë kosovarë luajnë në Zvicër
6930 lojtarë (përfshirë edhe grupmoshat) me pasaportë të Kosovës aktualisht luajnë futboll në Zvicër. Vetëm Portugalia (16,199) dhe Italia (15,278) kanë më shumë të licencuar, raporton Blick.
Aarau, Winterthur dhe Stade Lausanne-Ouchy kanë numrin më të lartë të futbollistëve kosovarë, secili me nga shtatë lojtarë me origjinë kosovare, i ndjekur nga Schaffhausen me gjashtë.
Vlen të theksohet se sonte luhet ndeshja mes kombëtares së Zvicrës dhe Kosovës, me fillim nga ora 18:00.