665 persona u ndëshkuan për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Banorët e Kosovës vazhdojnë të shkelin Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 665 gjoba, pra janë ndëshkuar 665 persona për mosrespektim të këtij ligji.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.