6-vjeçarja me dekoratë trimërie
Në Angli jepen dekorata trimërie për persona që shpëtojnë njerëz, apo edhe ndonjë objek që po digjet, në të cilin ekziston mundësia të vdesin persona.
Mirëpo, zakonisht dekorohen persona të rritur dhe jo fëmijë siç ka ndodhur me vogëlushen 6-vjeçare Ruby Walter nga Straffordshire e Anglisë.
Ruby ka shpëtuar nënën duke thirrur urgjencën në telefon, derisa nëna e saj ishte e shtrirë në dysheme pa ndjenja. Vajza e vogël ka shfrytëzuar gishtin e nënës për të hapur telefonin e saj dhe ka telefonuar urgjencën.
“Nëna ime është shtrirë në dysheme, nuk po flet por unë po e ndjej që po merr frymë dhe po e lëvizë barkun”, ju ka thënë 6-vjeçarja ekipit të urgjencës në telefon.
Ndërsa zyrtarja që e ka dekoruar Ruby Walter është shprehur shumë e lumtur që vendi i saj ka fëmijë të tillë, të zgjuar e të aftë të shpëtojnë njërëz, e jo të sillen nëpër dhoma e të qajnë./FaktePlus