Abrashi: Besimin e dhënë do ta kthej në fuqizim të partisë
Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së, në të cilën Arban Abrashi është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Abrashi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se detyrën e dhënë nga strukturat e partisë do ta përkthen në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së, shkruan FaktePlus.
Postimi i tij i plotë:
Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së.
Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët./FaktePlus/