52 aksidente dhe 1555 tiketa trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsejtë 52 aksidente trafiku.
Prej tyre 23 me të lënduar, ndërsa 29 pa të lënduar, përcjell FaktePlus.
Ndërsa, për mos respektim të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1555 tiketa trafiku.
Ndërsa, për vepra të ndryshme janë arrestuar 16 persona, ku tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajtje të dënimit./FaktePlus