KEDS njofton për mungesë të energjisë në Kaçanik
KEDS ka njoftuar se Kaçaniku ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në rrjet.
Shprazja atmosferike (goditja nga rrufeja) ka bërë që izolatorët e këtij largpërçuesi të dëmtohen duke e vënë jashtë pune atë.
Ekipet tashmë kanë lokalizuar prishjen dhe po punojnë në sanimin e saj në kohën më të shpejt të mundshme.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar!/FaktePlus/
Postimi i plotë:
ℹNjoftim
Si pasojë e një avarie në rrjet, LP 110/35 kV – Kaçaniku, aktualisht është pa furnizim me energji elektrike.
Shprazja atmosferike (goditja nga rrufeja) ka bërë që izolatorët e këtij largpërçuesi të dëmtohen duke e vënë jashtë pune atë.
Ekipet tashmë kanë lokalizuar prishjen dhe po punojnë në sanimin e saj në kohën më të shpejt të mundshme.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar!