5 raste të reja me COVID-19 në Vushtrri, shërohen edhe 19 të infektuar
Janë konfirmuar 122 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 5 raste të reja janë nga Vushtrria.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në FB ka dhënë detaje në lidhje me këto raste, derisa thotë se janë shëruar edhe 19 pacientë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Sonte kemi 19 të shëruar dhe 5 raste të reja me Covid 19 në Vushtrri!
Kur në krejt Kosovën janë rritur rastet, në Vushtrri kemi trend më të lartë të shërimeve se të infektimeve, e kjo po ndodh sepse qyteti ynë ishte nga të parët me valën e re të rritjes së rasteve dhe tani kemi hyrë në fazën e shërimeve.
Por siç po dëshmohet çdo ditë, pandemia nuk ka mbaruar, rreziku tani është edhe më i madh me marr virusin, prandja JU LUTEMI, mbajeni maskën, distancën dhe higjenën personale.