5 persona arrestohen për prerje të drunjve
Ditën e djeshme dhe sot në disa fshatra të Komunës së Shtimës, policia ka ndërmarrë një aksion kundër prerjes së paligjshme të pyjeve.
Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2019” policia ka arrit të arrestojë disa persona dhe të konfiskojë mjete pune dhe dru, njofton policia.
“Në fshatrat Reqak, Mollopolc dhe Petrovë , njësitet policore kanë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar katër traktorë si dhe një sasi e drunjtëve duke u transportuar në mënyrë ilegale”, thuhet në kumtesë.
“Gjithashtu, në fshatin Petrovë , në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunj pa dokumentacion të nevojshëm –të prera në mënyrë ilegale”.
Plani i policisë është duke vazhduar.