5 hektarë mal bëhen shkrumb e hi
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 hektarë mal në komunën e Gjakovës.
Zjarri ka shpërthyer dje pasdite diku rreth orës 17:30 dhe pothuajse gjithë mali pronë e një qytetari të asaj ane është djegur.
“Ankuesi shqiptar ka njoftuar se si pasojë e një zjarri është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 hektarë mal pronë e ankuesit. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të policisë./FaktePlus