49 aksidente trafiku për 24 orë, 3 me fatalitet
Policia e Kosovës përmes statistikave të përgjithshme ka njoftuar se në 24 orët e fundit në mbarë vendin kanë ndodhur gjithsejtë 49 aksidente trafiku, prej të cilëve 3 me fatalitet, 12 me të lënduar dhe 34 pa të lënduar.
Ndërsa, për mos respektim të rregullave në komunikacion policia ka shqiptuar 1749 tiketa trafiku, përcjell FaktePlus.
Janë arrestuar 39 persona për vepra të ndryshme, ku 21 prejt tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 5 në vuajtje të dënimit./FaktePlus/