47 veteranë të ushtrisë protestuan për pensione të ulëta, burgosen
Një gjykatë në Kinë ka shpallur fajtor të premten dhe u ka shqiptuar dënime me burgim 47 ushtarëve të pensionuar, të cilët kishin organizuar protesta në shenjë pakënaqësie ndaj pensioneve të tyre shumë të ulëta.
Rasti ka ndodhur në dy krahinat kineze, Jiangsu dhe Shandong, ka raportuar të premten “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.
Ushtarët e pensionuar gjykatat i shpalli fajtorë për prishjen e rendit publik dhe qetësisë në emër të mbrojtjes së interesave personale dhe i kanë dënuar me më se gjashtë vite burgim.
Partia Komuniste në pushtet në Kinë (KPK) ka zbatuar rregulla tejet strikte për tubimet publike në vend.
Ushtarët e pensionuar janë shprehur të pakënaqur për pensionet e tyre dhe janë ankuar se shteti nuk u ka ofruar mbështetjen e duhur pavarësisht se për vite me radhë ata kanë qenë në shërbim të tij.