47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 22 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 47 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Numri total i të prekurve ka shkuar në 2216.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.
Gjithsej janë kryer 314 testime në të gjithë Kosovën në 24 orët e fundit.
Numri total i personave të shëruar ka shkuar në 1069.
‘’Nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.