42 atentate me të gjitha armët e mundshme, por nuk arritën ta vrasin
Jeta e liderit nazist të Gjermanisë Adolf Hitler gjithmonë ka qenë interesante për t’u studiuar por edhe e mistershme njëkohësisht. Nuk ishte gjerman, por austriak, e megjithatë arriti t’i imponohej një populli prej 50 milionësh, duke u kthyer në idhullin e tyre.
Një rast i veçantë, ku një jo gjerman arrin duke përdorur patriotizmin të kthehet në lider kryesor.
Më poshtë ju sjellim 5 fakte të rralla nga jeta e tij që s’i keni ditur:
- Është cilësuar si diktatori më i madh i të gjitha kohërave. Krimineli nazist numër 1 në botë. Sundoi në Gjermani për 17 vite. Në këtë kohë u vranë 12 milionë gjermanë dhe u masakruan 6 milionë hebrenj. Ideator dhe zbatues i Holokaustit, dhe shkaktar i Luftës së Dytë Botërore.
- Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, shëndetlig, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën.
- Gjatë gjithë jetës ndaj tij janë kryer 42 atentate. U përdorën thuajse të gjitha armët, helmet, aksidentet, pistoletat, bombat me sahat, por asnjë nga atentatorët nuk arriti të realizonte qëllimin e eliminimit final.
- Në pesë vite që Hitleri nisi Luftën e Dytë Botërore u vranë dhe u masakruan mesatarisht 11 mijë persona në çdo ditë. 6 milionë hebrenj, 6 milionë civilë sllavë, 4 milionë robër lufte, 1.5 milionë dezertorë politikë, 800 mijë romë, 300 mijë njerëz me handikap, 2 mijë dëshmitarë të Jehovait.
- Pamja e Hitlerit nga mënyra e veshjes në rininë e tij ishte për të ardhur keq, në këtë kohë pamja e tij në Vjenë me atë mantelin e tij të gjatë e të vjetruar shumë që zbriste deri në nyjën e këmbës, tamam si një xhybe që ia kishte dhënë një hebre shitës rrobash të vjetra.