4 të vdekur nga koronavirusi dhe 262 raste të reja brenda ditës në Gjermani
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 8,961, shkruan “The Guardian”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 262 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 193,761.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.