4 persona lëndohen në një aksident trafiku në Vushtrri
08/07/2020, 20:57
Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme.
Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në orën 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri.
“Si pasojë e këtij aksidenti ndërmjet dy veturave civile, katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.