38 vjeçari që vdiq nga koronavirusi ishte sportist i dalluar
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci, ka ngushëlluar familjen Shasha me rastin e ndarjes nga jeta, si pasojë e infektimit nga Covid 19, të 38 vjeçarit Flamur Shasha.
Grabovci nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se i ndjeri ka qenë sportist kulminant dhe karateist entuziast.
“Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!
Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!”, ka shkruar Grabovci.
Postimi plotë:
“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha.
Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!
Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!
Pushofshë në parajsë, Flamur!”-shkruan Arbër Grabovci-Zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.