Ekspertët e sigurisë tregojnë se çka është Plani i Reagimit Kombëtar
Plani i reagimit kombëtar ka hyrë në fuqi për të tretën herë më radhë. I fundi që riaktivizoi këtë plan është kryeministri Avdullah Hoti. Ani pse Plani i Reagimit Kombëtar adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, nga opozita e shoqëria po shihet i panevojshëm.
Kryeministri kërkon aktivizimin e planit për reagimin kombëtar, ky plan ishte aktivizuar edhe në qeverinë e kaluar.
Në ditët e para të punës së tij Agim Veliu, Riaktivizoi Planin e Reagimit Kombëtar.
Por, për këtë çështje u fol edhe një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë.
Ishte kryeminsitri Avdulllah Hoti që aktivizimi e plot të planit për reagimin kombëtar.
Ndërkohë, T7 ka kërkuar sqarime nga MPB, rreth këtij mekanizimi.
Nga ky dikasteri të cilin e udhëheq Agim Veliu, kanë treguar për rolin e këtij plani, ndërsa kanë bërë me dije se të hënën do të ketë një takim me Grupin Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Por, veprimin e kryeministrit Avdullah Hoti po e sheh të panevojshëm një njohës i fushës së sigurisë.
Skender Përteshi tutje thotë që një plan i tillë nuk kërkon staf shtesë e shtim të financave.
Vërejtje për këtë veprim kanë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kur ishin në qeveri kishin bër aktivizimin e këtij plani.
Ndërkohë Plani i Reagimit Kombëtar adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit, është një plan për të gjitha llojet e rreziqeve, i cili siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve.