359 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi, 17 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen e pacientëve të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.
Sipas raportit, në këto institucione janë duke u trajtuar 599 pacientë, ku 393 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 359 prej tyre po trajtohen me oksigjenoterapi, 22 me SCAP dhe 17 në respitarotë, transmeton “Zeri.info”.
Në Klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar 211 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa nga spitalet rajonale në Prizren është numri më i madh i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, aty po trajtohen 43 pacientë të konfirmuar me koronavirus, 37 në Spitalin e Pejës, 32 në Spitalin e Gjilanit, 29 në Spitalin e Pejës, 24 në Spitalin e Ferizajt dhe 17 në Spitalin e Vushtrrisë.