345 raste aktive me koronavirus në Kosovë, afër 100 mijë të vaksinuar
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës aktualisht janë 345 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë bërë mbi një mijë testime, prej të cilëve pesë raste pozitive janë regjistruar.
Gjatë këtij afati kohor nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes dhe 94 persona janë shëruar.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në këto 24 orë janë vaksinuar mbi një mijë persona, duke e çuar numrin në 99.394 të vaksinuar prej fillimit të vaksinimit./FaktePlus/
Postimi i plotë:
#Bashkëiadalim
14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.493 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 345.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!