33 vjeçarja nga Istogu gjendet e vdekur në banesë
Një ngjarje e rëndë ka goditur sot në orët e paraditës Istogun.
Një femër e moshës 33 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, shkruan FaktePlus.
Rastin për FaktePlus, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Sot rreth orës 10: 00 paradite Policia është informuar se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Istog në një banesë është gjetur pa shenja jetë një femër”, ka thënë ai.
Sipas tij, vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësor.
“Patrullat e policisë dhe njësitë relevante menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, e po asthu edhe autoambulanca dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimes. Viktima është femër e vitit 1987”, ka thënë ai./FaktePlus