31-vjeçarja rrezikon dy vjet burgim dhe 140 mijë dollarë gjobë për këtë sms
Një gruaje britanike në Dubai i është thënë se mund të përballet me dy vjet burg dhe rreth 140.000 dollarë gjobë, pasi përmendi “fjalë të pista” në një mesazh WhatsAppi drejtuar shoqes së dhomës.
Sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, gruaja përballet me akuza për krimin kibernetik.
Çfarë u tha në mesazhe?
Ajo akuzohet se shkroi “F*ck you”, pas një debati për përdorimin e tavolinës ku hanin ushqimin.
Gruaja 31-vjeçare pranon se e ka dërguar mesazhin tetorin e kaluar, por prokurorët ende nuk kanë sjellë një çështje zyrtare ligjore. Ata po presin një raport në telefonin e gruas, përpara se çështja të shkojë më tej.
31-vjeçarja u arrestua kur po përpiqej të shkonte nga Dubai drejt Londrës, sipas The Independent. Që atëherë është përpjekur të kontaktojë me ish-shoqen e saj të dhomës për të zgjidhur situatën, por kërkesa e saj u refuzua.
Gruaja britanike, e cila punon si menaxhere e burimeve njerëzore, i tha MailOnline se ajo ka pak para, dhe ka frikë se mos humbet punën.
Radha Stirling, CEO i një firme ligjore në Dubai, e ka përshkruar situatën si një “makth”.
Në një njoftim për shtyp, ai tha:
“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kriminalizuar praktikisht çdo vizitor në vend nën ligjet e tyre të paqarta dhe të hartuara dobët për krimin kibernetik. Lajmet e sotme me të vërtetë goditën gruan, e cila nuk ka qenë kurrë në telashe në jetën e saj.”
Kjo nuk është hera e parë që një shtetas i huaj arrestohet sipas ligjeve të rrepta të krimit kibernetik të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në vitin 2019, Laleh Shahravesh u arrestua pasi dyshohet se e quante gruan e ish-burrit të saj një “kal” në Facebook.