306 pacientë me koronavirus në spitalet e vendit, 11 prej tyre të intubuar
Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe shtatë spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.
Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.
Pacientë të konfirmuar me Covid-19:
Klinika Infektive 96 pacientë
Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë
Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë
Spitali i Prizrenit 31 pacientë
Spitali i Gjakovës 33 pacientë
Spitali i Pejës 43 pacientë
Spitali i Ferizajt 13 pacientë
Spitali i Gjilanit 17 pacientë
Spitali i Mitrovicës 2 pacientë
Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet.