300 të burgosur nga Danimarka në Gjilan: Shihni arratisjen me bulldozer që ndodhi në burgun danez para shumë vitesh
12 të burgosur kishin arritur të iknin në mënyrë spektakolare nga burgu i Kopenhagës në Danimarkë, 27 vjet më parë.
Ata e kishin gjetur mundësinë për të ikur, pasi bashkëpunëtorët e tyre nga jashtë kishin rrënuar muret e burgut me një bulldozer, njofton Klan Kosova.
Ngjarja, e ndodhur në gusht të vitit 1995, ishte filmuar nga ekipi i një televizioni danez, që ishte lajmëruar se në hapësirat e jashtme afër burgut do të zhvillohej një protestë. Por, doli se organizatorët kishin planifikuar që arratisja të merrte vëmendjen e publikut.
E është pikërisht Danimarka vendi që është afër finalizimit të marrëveshjes me Kosovën, për t’i transferuar 300 të burgosur në burgun e Gjilanit.