300 persona arrestohen në Belgjikë pasi protestuan kundër masave të vendosura për COVID-19
Qytetarët belgë kanë protestuar sot për shkak të shtrëngimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.
Mediat atje raportojnë se policia ka arrestuaar rreth 300 persona për shkak të protestave.
Policia e Brukselit u bëri thirrje njerëzve disa herë që të mos mblidheshin dhe më vonë shpërndau protestat, të cilat përfunduan pa dhunë, raportoi AP.
Autoritetet kanë paralajmëruar që trazirat në Holandë, të cilat shpërthyen në ditët e mëparshme, mund të përhapen në Belgjikë.
Masat kufizuese belge përfshijnë një shtetrrethim prej orës 21.00.
Kujtojmë që shtete të shumta kanë ashpërsuar masat për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.
Pas përhapjes së varianteve të reja të këtij virusi, shumë shtete kanë shtuar masat, derisa kanë mbyllur edhe kufinjtë me shtetet tjera.