300 pacientë me koronavirus po trajtohen në Kosovë, 273 me oksigjenoterapi e 14 në respiratorë
Ka shkuar në 5 mijë e 735 numrin e përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi që në 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë regjistruar edhe 118 raste të reja.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë 300 pacientë të cilët janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale.
Nga 300 pacientë të prekur me koronavirus, 14 prej tyre janë në respiratorë ndërkaq 273 janë me oksigjeno-terapi.
Në Klinikën Infektive është numri më i madh i pacientëve me koronavirus që po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave janë 101 pacientë dhe 62 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Ndërkaq sa i përket spitaleve rajonale, është Spitali i Përgjithshëm i Pejës ai i cili po trajton më së shumti pacientë të prekur me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, në këtë spital janë 61 persona me koronavirus që po marrin trajtim, kurse 20 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Më poshtë ju sjellim tabelën zyrtare të IKSHPK-së për të gjithë pacientët me koronavirus që po trajtohen nëpër klinika dhe spitale rajonale.