30 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Afganistan
30 persona janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në makinë në Afganistan, përshirë edhe studentë, thonë zyrtarët.
Bomba eksplodoi në një bujtinë ku raportohet se studentët po qëndronin.
Dëshmitarët e ngjarjes thanë se panë shembjen e çative dhe viktimat që kanë ngelur nën rrënoja.
Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas këtij shpërthimi.
Në Afganistan ka pasë një rritje të dhunës që kur presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se për tërheqjen e trupave deri më 11 shtator, shkruan BBC.
Bomba shpërtheu rreth orës 19:00, sipas kohës lokale, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa dhe bujtinën private.