3 miliardë euro në menaxhim të Fondit Pensional
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë është arritur vlera e 3 miliardë eurove të mjeteve neto. Sipas Fondit, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, mjetet nën menaxhim janë ngritur për mbi 300 milionë euro, krahasuar me fundvitin e 2023-s.
“Gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se €300 milionë krahasuar me fundvitin 2023. Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth €200 milionë) dhe kthimi nga investimet (rreth €165 milionë). Por njëkohësisht rreth €60 milionë u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook të martën.