29 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
29/04/2022, 15:10
29 qytetarë janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton përmes raportit të fundit se gjatë 24 orëve nuk ka pasur viktima nga ky virus.
Ndërkohë, janë kryer 619 testime, tre persona u shëruan e 441 raste janë aktive.