276 të vdekur nga COVID-19 në Francë gjatë 24 orëve të fundit
Franca ka regjistruar 17 mijë e 881 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 276 persona të infektuar me COVID-19.
Franca javë më parë kishte rikthyer masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronavirus. Pos saj, edhe shtete të tjera evropiane janë nën masa të rrepta izoluese.